Lyrics to Ardit Gjebrea
Ketu s`do t`jem , do jem larguar
Ne tok i tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin me kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur ,
S`do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis , si murg i ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s`do me kesh ne dhome gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ehe
Do qash me eren dalengadale
Po kur te jesh , merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Atje i fshehur do t`jem une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin , pak ta heqesh
Dhe un do te zbres , do te vij pas teje
Ti si dikur me mall do te qeshesh
Si nje blerim pas nje rrekeje
Songwriters:
Publisher:
Powered by LyricFind
Publisher:
Powered by LyricFind